FIER - Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Levan.
Mjeti është djegur plotësisht, ndërsa drejtuesi, sapo ka vënë re zjarrin, ka ndaluar dhe ka dalë menjëherë. Fatmirësisht, ai nuk ka pësuar lëndime.
Zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë dhe bëri të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë, edhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
Komento
Komente
