Një banesë në katin e dytë të një pallati në lagjen “11 Janari” në Fier është përfshirë nga flakët gjatë orave të para të mëngjesit të sotëm.
Sipas informacioneve nga Report Tv, pasi banesa është përfshirë nga zjarri zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të neutralizuar flakët duke shmangur rrezikun e përhapjes së tij në hyrjet e tjera.
Nga rënia e zjarrit nuk ka pasur dëme në njerëz, por mësohet se zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Komento