Një stuhi e fortë breshëri ka goditur pasditen e djeshme zonën e Frakullës në Fier duke zbardhur rrugët dhe duke shkaktuar dëme të mëdha né bujqësi.
Sipas fermerëve të dëmtuar stuhia e breshërit me intensitet të lartë ka zgjatur për disa minuta pa ndërprerje duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në nektarina , mollë, dardha, ullinj, spinaq, por edhe në serat e mbjella me luleshtrydhe, ndërsa theksojnë që një breshër i tillë nuk ishte parë në zonë prej 20 vitesh.
Fermerët pohojnë se askush nuk ka dalë në terren për të parë e verifikuar nga afër dëmet, ndërsa njëzëri kërkojnë mbështetje nga shteti për përballimin e situatës.
Ndërkohë sipas informacionit të marrë pranë Drejtorisë së Bujqësisë Fier, janë dëmtuar rreth 60 ha me pemëtari frutore ndërsa specialistë të bujqësisë pritet té verifikojnë dëmet.
Nga viti në vit fermerët në zonën e Muzeqesë po përballen me fenomene ekstreme té motit që po shkatérrojné prodhimet e tyre bujqësore, ndërsa ndihma dhe orientimi nga strukturat përgjegjëse të shtetit ende nuk po duket.
Komente
