“Kujtesa” është ekspozita me fotografi portretesh instalacion e çelur së fundmi në Galerinë e Artit “Vilson Kilica” në Fier, ku morën pjesë artistë, të ftuar dhe artdashës fierakë.
Me subjekt luftën e Kosovës, mbi 50 fotografi të artit bashkëkohor, vijnë vizualisht, si një mesazh proteste kundër dhunës nga artisti nga Prishtina Burim Myftiu.
‘Kjo është ekspozita ime , e cila për herë te pare është hapur në Galerinë Nacionale të Maqedonisë në Shkup si shenjë proteste kundër luftës së Kosovës në fillim dhe të gjitha luftrave që ndodhën. Është një mënyrë e shprehjes artistike që t’i themi stop, dhunës, tmerreve dhe t’i japim shans paqes dhe lirisë’- tha artisti Burim Myftiu.
Pasionin për artin e fotografisë e zbuloi 3 dekada më parë, por për Myftiun qëllimi i ekspozitës është promovimi i idesë së lirisë dhe paqes në të gjitha dimensionet.
‘‘Funksioni i manekineve në galeri tani është ndryshuar ato flasin tanimë për një kujtesë për ato tmerre të luftës. Pasi mbaroi lufta e Kosovës, duke i parë manekinet në vitrinat e dyqaneve në Gjakovë aty me lindi ideja që ta përdore këtë mënyrë si mënyrën time tetë shprehurit për të promovuar paqen dhe lirinë dhe mirësinë në mbarë globin.’ - u shpreh Myftiu.
E vlerësuar me çmimin e vitit 2022, nga Shoqata e artistëve vizualë të Kosovës, ekspozita “Kujtesa” ka udhëtuar në disa vende të Europës ndërsa do të qëndrojë e hapur për publikun në Galerinë e Artit, në Fier deri të dielën.
Komente
