Fier-Me 12 vite burgim është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse nuk i dha birra. Nukaj përfiton gjykim të shkurtuar dhe do të vuajë 8 vite burg.
Gjykata e Fierit ka vendosur sot deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Nukaj, për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbesa e viktimës në shenjë revolte ka thyer xhamin e derës kryesore të gjykatës, kur u dha vendimi, pasi kërkonte më shumë vite dënim për të.
Ilir Nukaj u arrestua një ditë pas vrasjes më 13 tetor 2024. Sipas hetimeve 47- vjeçari që njihej edhe me emrin Ledjan, kishte shkuar në dyqanin e të moshuarit dhe i kishte kërkuar birra, por 80-vjeçari ka refuzuar, duke e njohur si person me precedent kriminal. Pas refuzimit, Nukaj ka ushtruar dhunë ndaj tij dhe bashkëshortes së të moshuarit.
Ngjarja ndodhi në fshatin Povelçë në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të 80-vjeçarit teksa për motive të dobëta autori e ka goditur me grushte në pjesën e kokës dhe më pas bashkëshorten e tij, 77- vjeçe. Nukaj ka qenë më parë i dënuar me 10 vite burgim për tentativë vrasjeje.
Komente

Ka pas qene denuar me pare per tentative vrasje me 10 vjet burg,tani ka dhunuar dhe ka vrare nje njeri dhe denohet vetem me 8 vjet burg!! Drejtesia ne Shqiperi ka vdekur dhe eshte varrosur ne nje varr pa emer vetem me numer siper!
PërgjigjuPo ben koh qe shqiperia ka mbaruar fare fare totalisht..vetem largimi nga shqiperia eshte e domosdoshme..komandojnë horrat badakcinjt maskarenjtë dhe zagaret..