Kronikë

Fier/ Dhunuan agjentët e BKH dhe policët, Gjykata lë në qeli dy nipërit e ish-kryebashkiakut Kapllanaj dhe punonjësin e firmës: Nuk i njohëm, s'e dinim kush ishin!

18 Prill, 11:06| Përditesimi: 18 Prill, 17:58

  • Share

Gjykata e Fierit u rrethua nga familjarë të Agron Kapllanajt, teksa makina e policisë solli me pranga në duar, dy nipërit e tij dhe punëtorin e kompanisë “Shkëlqimi 07”.

Tre ditë më parë ata goditën efektivet e Operacionales dhe hetuesin e BKH-së, gjate një operacioni të SPAK-ut në Fier.  

Seanca për masën e sigurisë zgjati vetëm 30 minuta dhe u zhvillua me dyer të mbyllura. Gjyqtari Alfred Konomi vlerësoi të ligjshëm arrestimin dhe miratoi kërkesën e prokurorit Petrit Vukaj, duke lënë në “arrest me burg”, Ledjan e Klaudio Kapllanaj si dhe Gerald Kollcakun.  Mbi ta rëndon akuza “ Goditja për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim. 

Gjatë seancës, të rinjtë kanë pretenduar se hetuesit nuk janë prezantuar teksa parkuan automjetin pranë kompanisë “Shkëlqimi 07” në pronësi të vëllait të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës. 

Ndërsa prokuroria bën të ditur se hetuesit janë detyruar te largohen nga fshati  Portëz për te shmangur incidentin, por janë ndjekur me tre makina deri tek “Rrethrrotullimi i Parkut” në Fier nga tre te dyshuarit. Mes tyre pati përplasje fizike.  

Pjesë e grupit kane qene një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe 4 oficerë të Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë, te cilët po kryenin veprime hetimore në kuadër të SPAK. 

Theksojmë se SPAK ka ngritur grupe të posaçme hetimore për të parandaluar krimet zgjedhore në mbarë vendin, përfshirë Fierin, njohur si zonë me tensione të larta politike. Palët politike vazhdimisht kanë shkëmbyer akuza për blerje votash në Fier.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?