Sociale

Fier/ Dy dekada pa certifikata pronësie, banorët protestojnë te Kadastra: Jemi peng i burokracive

7 Tetor, 17:42| Përditesimi: 7 Tetor, 19:26

  • Share

Banorët e një pallati 12-katësh në lagjen “Apollonia” të Fierit kanë dalë sot në protestë para Kadastrës, pasi prej 20 vitesh nuk janë pajisur me certifikata pronësie.

***

60 familje dhe më shumë se 20 biznese të një pallati 12-katesh në lagjen “Apollonia” kanë dy dekada që kanë hyrë në shtëpitë e tyre por ende janë të papajisur me çertifikata pronësie.

Një përfaqësi e tyre protestoi para Kadastrës së Fierit, duke pretenduar se pallati nuk ka plan mbivendosje dhe asnjë pengesë ligjore për tu pajisur me dokumente.

Ndërtuesi i pallatit, Njazi Vrenozi, pohon se nga 9 pallatet që ka ndërtuar në Fier, ky është i vetmi që banorët kanë mbetur pa u pajisur me çertifikatë pronësie.

Sipas tij, ngërçi ka ardhur pasi ka patur një mospërputhje të metrave katrore të deklaruar nga ish-pronarët, problem që është sqaruar tashmë.  

I kontaktuar në lidhje me këtë problematikë, drejtori i Kadastrës, Evarist Kazheli, ka pohuar se dosja do të trajtohet me prioritet për t’i dhënë zgjidhje sa më të shpejtë shqetësimit të banorëve.

V.GJ /I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?