Sociale

Fier/ Dy festa në një ditë, banorët i ngjiten kodrës me gomerë, Gurëzeza turistike s’ka rrugë

14 Mars, 16:18| Përditesimi: 14 Mars, 16:56

  • Share

FIER- Rruga e amortizuar që të çon drejt pikës turistike të Gurëzezës dhe shpopullimi i fshatrave kanë bërë që Dita e Verës e cila përkon dhe me ditën e Baba Refatit të festohet në një atmosferë të vakët, me pjesëmarrje të ulët kahasuar me vitet e mëparshme.

Pavarësisht vështiresive të rrugës, banorët, pjesa më e madhe e të cilëve janë shpërngulur në Fier, këtë të premte u ngjitën në Gurëzezë. Segmenti rrugor prej 4 kilometrash është tërësisht i amortizuar, ndaj përshkohet vetëm me fuoristrada. Ndërsa ata që nuk kanë makina 4*4, e ngjitën kodrën me hajvanë.

Festa shoqërohet me kurban dhe ndezje qirinjsh në teqenë  400- vjecare të Baba Refatit. Për bektashinjtë, teqeja konsiderohet vend i shenjtë.

Gurëzeza është një atraksion turistik në Cakran të Fierit. Shtrihet në një kodër rreth 520 m mbi nivelin e detit që është plot me histori ilire dhe bukuri natyrore.

Arkeologët kanë vlerësuar se Gurëzeza, emri antik i së cilës mendohet të jetë Barbyli, është po aq e rëndësishme për trashëgiminë kulturore sa Apolonia apo Bylisi. Gjetjet e neolitit të mesëm janë të shumta dhe përfaqësojnë një fazë më vete të zhvillimit kulturor të kësaj zone.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?