Foto ilustruese

Kronikë

E rëndë në Fier/ Abuzuan seksualisht me një 13-vjeçare, nën hetim dy 15-vjeçarë, në kërkim 30-vjeçari! E mitura u gjet në rrugë nga policia, pasi nëna denoncoi zhdukjen e saj

29 Korrik, 12:10| Përditesimi: 29 Korrik, 17:35

  • Share

FIER - Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin ditën e sotme. Një 30- vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se së bashku me dy 1- vjeçarë kanë abuzuar seksualisht me një të mitur, 13 vjeçare.

Ndërkohë qę ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, burime për Report Tv bëjnë me dije se denoncimi është bërë nga nëna e vajzës mëngjesin e së hënës. Ajo ka deklaruar se vajza ka ikur nga shtëpia dhe se gjithë natën e ka pritur dhe kërkuar.

Pas gjetjes së vajzës nga policia, të shokuar në rrugë, ekzaminimi mjeko-ligjor vërtetoi abuzimin.

Të dy 15-vjeçarët po hetohen në gjëndje të lirë ndërsa 30-vjeçari, banues në lagjen “ Sheq i Madh” Fier, ndodhet ende në kërkim nga blutë e Fierit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

shpallën në kërkim shtetasin F. S., 30 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy 15-vjeçarë, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit”, njoftoi sot policia.

Xh.K/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?