Fier/ Dyshohet se ra me makinë në lumin ‘Seman’, rinisin kërkimet për 26 vjeçarin e zhdukur prej tre ditësh

17 Janar 2023, 10:18| Përditesimi: 17 Janar 2023, 14:04

  • Share

Kanë rinisur kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit Mateo Lika i cili është raportuar i zhdukur që prej tre ditësh pasi dyshohet se ka rënë me makinë në ujërat e lumit Seman. Ditën e djeshme, kërkimet shkuan deri në 1 kilometër larg vendit ku dyshohet se makina ra në lumë por nuk u gjet asnjë gjurmë.

Njësia speciale e repartit të Reneas, ka nisur sërish kërkimet pranë zonës ku dyshohet se ka rënë mjeti që drejtonte Mateo Lika. Deri më tani, e vetmja provë që mjeti mund të ketë rënë në lumë, është targa e mbetur në parmakët e Urës së Mbrostarit. Kërkimi po kryhet me dedektor. 

I riu kishte ardhur nga Gjermania për pushime në Fier dhe kishte marrë me qera makinën me të cilën dyshohet se re në lumin Seman. Ai ka qenë i vetëm në mjet, ndërsa prej 3 ditësh familjarët nuk kanë asnjë lajm prej tij. Në vendin ku po kryhen kërkimet, ndodhen edhe familjarë të 26 vjeçarit.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?