Viktima Kreshnik (Tomani) Barjami

Kronikë

Fier/ E përplasi me makinë 17-vjeçari me ‘Land Rover’, vdes në spital pas 10 ditësh në koma babai i 3 fëmijëve

3 Shtator, 17:11| Përditesimi: 3 Shtator, 17:33

  • Share

Fier-Ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Traumës në Tiranë, Kreshnik (Tomani) Barjami, 35 vjeç, i cili prej 10 ditësh ndodhej në gjendje kome pas një aksidenti rrugor të ndodhur më 24 gusht, pranë Shkollës së Muzikës në Fier.

Pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore dhe kujdesit intensiv, plagët e marra në aksident kanë rezultuar fatale për të riun, i cili ishte edhe babai i 3 fëmijëve.

Aksidenti ndodhi në lagjen "Liri Gero", në Fier ku 35-vjecari u përplas nga mjeti ‘Land Rover’, teksa ishte duke kaluar rrugën. 

Autori u arrestua në flagrancë nga policia për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, ndërsa drejtonte mjetin pa patentë.

 

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?