‘Edhe shkrimet flasin’ është ekspozita e përbashkët e çelur në Muzeun Historik të Fierit, një bashkëpunim i këtij institucioni me Parkun Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë. Gjatë këtij aktiviteti të zhvilluar në prag të 29 shtatorit - Ditës Kombëtare të Trashëgimnisë Kulturore u publikuan një sërë shënimesh të vjetra shkëputur prej librave të dikurshëm të përshtypjeve të muzeut arkeologjik të Apolonisë.
Janë shënime autentike të lëna në vitet ’70-80 nga personalitete te artit e letersise dhe me gjere ku bien në sy emrat e Dritëro Agollit, Fatos Arapit, Moikom Zeqos, Visar Zhitit, studiuesit arbëresh Françesko Altimari, shkruesit të deklaratës së pavarësisë së Kosovës Shyqri Nimani, arkeologut francez Pierr Kaban, etj.
E konsideruar si një qasje ndryshe në fushën e muzeologjisë ekspozita do qendroje e hapur per disa dite dhe ka për qëllim afrimin gjithnjë e më shumë të publikut edhe muzeve vendore si institucione të ruajtjes së kujtesës kolektive.