I tejmbushur me shkurre, inerte dhe barishte, që arrijnë në gjatesi deri në 2 metra, kjo është gjendja në të cilën ndodhet prej disa vitesh kanali kullues në Sheq të Fierit.
Me një gjatësi prej 5 km ky rrjet kullues i njohur si kanali K12, derdhet ne hidrovor dhe me pas në lumin Seman por prej më shumë se tre vitesh mospastrimi i tij është kthyer në shqetësim për fermerët. Në kohë reshjesh, ai kthehet në rrezik për daljen e lumit nga shtrati dhe përmbytjen e tokave bujqësore.
Fermerët ankohen se për shkak të mospatrimit nga Boridi i Kullimit kanali kullues prej kohësh ka dalë jashtë funksionit .
“Duhet pastruar se ka kaq kohë pa pastruar. Ishin mbushur me barishte dhe shkurre për të mos përmbytur tokat bujqësore.Kur bien shira të mëdha tokat përmbyten se dhe hidrovori përthith me vështirësi. Kanali duhet pastruar patjetër”.
Situata e mospatrimit të kanaleve kullues është kthyer prej vitesh në një shqetësim në qarkun e Fierit. Pwr tw shpwtuar nga kwto rreziqe Drejtoria e Ujitjes dhe Bordi i Kullimit duhet të pastrojnë keto kanale për të fuksionuar ky rrjet që rrezikon çdo vit përmbytje.
Mblidhuni bashke dhe pastrohini,nuk jeni ne socializem qe t'jua pastroje shteti.
Përgjigju