Fier/ Festivali i Aktrimit 'Apollon', Yllka Mujo dhe Myzafer Zilfa rrëmbejnë 2 çmimet e mëdha, jepen edhe 4 'In memoriam' (VIDEO)

17 Nëntor, 18:09| Përditesimi: 17 Nëntor, 19:03

  • Share

Fier- Myzafer Zifla dhe Yllka Mujo, rrëmbejnë 2 çmimet e mëdha të Festivalit të Aktrimit Apollon, organizuar nga Bashkia e Fierit.

Juria e Festivalit, me emra si Luiza Xhuvani, Alfred Trebicka, Katerina Polikronopulu, Adriana Mile i kanë dhënë çmimin Aktorja më e mirë Protagoniste aktores Yllka Mujo, në shfaqjen "7 Minuta" dhe çmimin Aktori më i mirë Protagonist aktorit Myzafer Zifla, në rolin e Dr. Frojdit.

Çmime të tjera të këtij festivali ishin edhe  çmimi për aktorin dhe aktoren jo protagoniste, të cilat i morën aktorët Gazmend Paja dhe Zamira Kita.

Një çmim tjetër që u dha për herë të parë në këtë festival ishte edhe ai për aktoren dhe aktorin debutues, të cilat i morën aktorët e rinj: Flobenza Bezati dhe aktori kosovar Çlirim Shabani. 

Për herë të parë në këtë festival janë dhënë 4 çmime IN MEMORIAM për aktorë të shquar fierakë të ndarë nga jeta; Dhimitër Jano, Fatos Sela, Muhamet Sherri dhe Hajrie Rondo.

Aktori më i mirë protagonist Myzafer Zifla dhe aktori më i mirë joprotaginist Gazmend Paja, u shprehën mjaft të emocionuar për vlerësimin e jurisë prestigjoze. 

Festivali i aktrimit “Apollon” këtë vit ishte në edicionin e 15 të tij. Në të morën pjesë 6 trupa teatrore, në të cilat interpretuan 30 aktorë. Ai nisi në 10 nëntor dhe zgjati 7 netë.
 

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?