Sociale

VIDEOLAJM/ Macja ngeli në majë të shtyllës elektrike, ja momenti i shpëtimit

25 Shkurt 2024, 11:56| Përditesimi: 25 Shkurt 2024, 12:05

  • Share

Fier - Krahas përballjes me zjarret, shërbimet zjarrfikëse të Fierit, u duhet tu vijnë  në ndihme dhe shpëtimit të kafshëve. I tillë ka qenë dhe rasti i sotëm , ku një mace ka mbetur në majë të një shtylle elektrike. Të zotët e maces lajmëruan shërbimin zjarrfikës të frikësuar se ajo mund të rrezikohet.

Operacioni i shpëtimit është i vështirë pasi energjia nuk ishte stakuar.

Pas disa minutash përpjekje më në fund zjarrfikësit kanë mundur të zbresin nga shtylla macen.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “ Liri” dhe ka ngjallur kureshtjen e gjithë banorëve të shqetësuar për fatin e maces.

 

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vini: 25/02/2024 15:19

    ju lumt per gjeste humane si keto ka nevoj ky vend i preferur nga djalli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?