Kronikë

Fier/ Fqinji dhe kunata e viktimës nxjerrin blof vajzën që vrau babain: Gënjen, ajo dhe mamaja merrnin nga banka rrogën e 56-vjeçarit (VIDEO)

25 Korrik, 16:06| Përditesimi: 25 Korrik, 16:14

  • Share

 

Krimi makabër i Fierit duket se po merr një tjetë rrjedhë. Dëshmitë e kunatës dhe fqinjit të viktimës në Frashër të Fierit, dhënë për gazetaren e Report Tv, Marsela Topi, tregojnë një anë tjetër të historisë.

Ndryshe nga dëshmia e vajzës në polici, e cila deklaroi se e vrau babain për shkak se nuk i jepte para dhe nuk e lejonte të vishej ekstravagante e të argëtohej, fqinji i tyre, por edhe kunata e të ndjerit Anesti Rama 56 vjeç, tregojnë se viktima nuk mbante para.

Sipas deklaratave të tyre, rrogën që kompania i derdhte në bankë nga puna në një serrë bujqësore, e tërhiqnin bashkëshortja dhe e bija e të ndjerit përmes një prokure të posaçme.

Këtë fakt e pohojnë si kunata, ashtu dhe fqinji i viktimës. Kjo për faktin se Anesti Rama nuk dinte as shkrim e as këndim, dhe nuk i njihte paratë.

Kunata e viktimës: Kishin edhe probleme, se tani çifti ka probleme në shtëpi, por edhe çupën nuk e njoh aq mirë se unë kam qenë në Delvinë. Lekët që punonte, i kishin hedhur ata të punës a nuk e di, edhe me pasaportën e tyre venin merrnin lekët. Lekët ky nuk i merrte dot në dorë, se nuk i njihte lekët, vetëm se punonte, lekë në xhep ai nuk mori asnjëherë.

Fqinji i viktimës: Faktikisht ai nuk dinte shkrim e këndim, ato e kishin bërë me prokurë që tërhiqnin lekët nga banka. Ajo që thotë vajza, që ka deklaruar se nuk i jepte lekë, janë gënjeshtra. Hani çfarë u donte qejfi vetë atyre. Unë si komshi ndonjëherë i pyesja e ushqeni apo nuk e ushqeni, se kohët e fundit ishte dobësuar shumë. I japim ushqim, thoshin, ndoshta mund t’i kishin dhe gënjeshtra. Por gjithmonë i bërtisnin.

56-vjeçari Anesti Rama u vra nga vajza e tij Ermalinda Rama 26 vjeç, e cila e mbyti me tel. E bija është arrestuar, së bashku me mamanë Valbona Rama, pasi kjo e fundit akuzohet si bashkëpunëtore duke tentuar të fshihnin krimin dhe e denoncuan ngjarjen si aksidentale.

Krimi në familje ndodhi mbrëmjen e së enjtes.


Lajmi kryesor:

Bie alibia e vajzës dhe nënës për vrasjen në Fier, të afërmit: I merrnin rrogën, e linin pa bukë. E bija e dytë: Më thanë u rrëzua në banjo


V.GJ /I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?