Foto ilustruese

Kronikë

Fier/ Goditi të riun me levë dhe e kërcënoi me pistoletë, arrestohet 48-vjeçari

11 Qershor, 11:38| Përditesimi: 11 Qershor, 11:40

  • Share

Fier-  Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit.

Në njoftimin zyrtar për mediat bëhet e ditur se Alfred Mëhilli, ka goditur me levë një 25-vjeçar ndërsa e ka kërcënuar edhe me pistoletë sportive.

Leva dhe pistoleta u sekuestruan si provë materiale.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestoi në flagrancë:  A. M., 48 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasin K. K., 25 vjeç, e ka goditur atë me send të fortë (levë) dhe e ka kanosur me pistoletë sportive. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale leva dhe pistoleta sportive”, informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?