FIER - Një grabitje me armë zjarri u regjistrua pasditen e kësaj të premte në një dyqan në Roskovec.
Dy persona të pa identifikuar u futën në dyqanin e një zonje me iniciale D.V. nga ku grabitën çantën e saj si dhe disa bizhuteri që ishin në banak.
E zonja e dyqanit u shpreh se ata ishin të pajisur me një send që në dukje ishte një armë zjarri.
Policia me marrjen e njoftimit ka mbërritur në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe po vijon krehjen e zonës për kapjen e autorëve.
Grupi hetimor vijon me kqyrjen e kamerave dhe sekuestrimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.