Fier, grupet e riskut po marrin vaksinën e gripit, shpërndahen 260 mijë doza në gjithë vendin! Specialistët: Parandalon format e rënda të virusit

8 Nëntor 2023, 15:37| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 17:38

  • Share

Prej 16 tetorit ka nisur fushata e vaksinimit antigrip dhe janë shpërndarë 260 mijë doza në të gjitha vendin.

Në Fier në të gjitha qendrat shëndetësore janë shpërndarë mbi 20 mijë doza. Drejtori I  shërbimit Publik  të rrethit Fier  Arbër Arapi  tregon se interesi më i lartë për të mbetet nga grupet e riskut ku përshihen dhe të moshuarit.

 “Aktualisht kemi një vaksinim të 75% të popullatës. Këtu përfshihen  grupet e riskut , personat 60 vjeç, me sëmundje kronike, obezët, punonjësit e policisë, personeli shëndetësor, arsimore  te gjitha këta përfshihen te kjo  grup popullate, te cilët duhen vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal. Është një proces qe vazhdon dhe besoj se shumë shpejt do të mbyllen të gjitha dozat që kemi  marrë  ndoshta po themi që mund të jetë e nevojshme.”- tha Arbër Arapi , Doktor i shërbimit publik Fier.

Pavarësisht se nuk kemi situatë të rënduar të shkaktuar  nga gripi sezonal specialistët thonë se vaksina është mënyra më e mirë për parandalimin e formave të rënda të gripit.

“Situata ndaj virozave aktualisht, është një situate e qetë nga Covidi , por edhe nga gripi sezonal  nuk kemi një situatë epiodilogjike të shtuar, thjesht kemi raste sporadike, besoj se kjo vjen edhe për shkak të motit, i cili nuk ka qenë i ftohtë dhe nuk ka favorizuar përhapjen e gripit.”-tha Arapi.

Çdo vit kryhet vaksina e gripit në periudhën fund tetori-fillim nëntori. Çdo pacient që përfshihet te grupet e riskut  paraqitet në qendër shëndetësore dhe kryen këtë vaksinë falas.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?