Pasojat e aksidentit të djeshëm

Kronikë

Aksidenti në Fier/ Humbi jetën në rrugën Pojan-Vlorë, identifikohet trupi i pajetë i pasagjerit 30-vjeçar! (EMRI)

8 Dhjetor 2024, 09:14| Përditesimi: 8 Dhjetor 2024, 12:21

  • Share

Fier- Është identifikuar 30 vjeçari i cili humbi jetën në aksidentin e ndodhur  mëngjesin e djeshëm (7 Dhjetor), në aksin rrugor Pojan-Vlorë.

Trupi i pajetë i gjetur disa metra larg automjetit tip “BMW”, është i 30-vjeçarit Xherixhen Elmazaj, banues në Sarandë. Makina në të cilën ai udhëtonte si pasagjer doli nga rruga.

Në këtë aksidenti u plagos edhe shoferi Ervis (Genti) Çela, 48 vjeç, i cili u dërgua drejt Spitalit të Traumës për mjekim të specializuar.

Policia vendore e Fierit bëri me dije lajmin, teksa hetimet po vijojnë për të zbuluar dinamikën e aksidentit dhe shkaqet, nëpërmjet ekspertizës auto-teknike dhe mbledhjes së provave.

Aksidenti me vdekje ndodhi në Bypass-in e Fierit, vendi i quajtur ‘Kryqëzimi i Pojanit’.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?