Fier/ Ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 10 muaj burg për vjedhje, policia arreston 31-vjeçarin

17 Nëntor, 14:19| Përditesimi: 17 Nëntor, 14:43

  • Share

Fier-Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme një 31- vjeçar, të shpallur në kërkim për vjedhje. 

Sipas policisë, 31- vjeçari me inicialet A. A., banues në Patos, është dënuar nga Gjykata e Fierit me 10 muaj burg për veprën penale "Vjedhje". 

'Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier kapën në flagrancë shtetasin e shpallur në kërkim A. A., 31 vjeç, banues në Patos, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 10 muaj burg për veprën penale "Vjedhje".  Në vijim të veprimeve procedurale Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisatiatit të Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin A. A., i cili do të transferohet në IEVP për të kryer dënimin', njoftoi sot policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?