Fier- Postoi në rrjetet sociale fotot intime të një vajze 26-vjeçare pas mosmarrëveshjeve me të, merret nën akuzë 28-vjeçari i dyshuar.
Policia e Fierit njoftoi sot nisjen e procedimit ndaj të riut nga fshati Çermë i Lushnjës, pas denoncimit të depozituar nga vetë e dëmtuara.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. Xh., 28 vjeç, banues në fshatin Çermë, pasi dyshohet se ka postuar në rrjete sociale, foto intime të një shtetaseje 26 vjeçe”, bëri me dije policia vendore.
Pas marrjes në pyetje të dy të rinjve për rethanat dhe motivet e ngjarjes, veprimet i kaluan organit të akuzës.
Komente
