Kronikë

Fier/ I vuri flakën shtëpisë pasi dhunoi gruan, pranga 51-vjeçarit

29 Maj 2020, 16:35| Përditesimi: 29 Maj 2020, 17:38

  • Share

FIER- Shtëpia e djegur një ditë më parë në Libofshë të Fierit nuk ishte si pasojë e një shkëndije elektrike, por është zjarrvënie e qëllimshme. Zjarrin ia ka vendosur vetë kryefamiljari i shtëpisë, Aljosha Simaku.

Mësohet se pasi kishte dhunuar gruan, i vuri flakën shtëpisë. Sherri me gruan dyshohet të ketë qenë edhe shkaku i kësaj ngjarjeje. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por si pasojë e flakëve e gjithë banesa është shkrumbuar. Kryefamiljari Aljosha Simaku është arrestuar.

Ndaj tij rëndojnë dy akuza për veprat penale "Shkatërrim i pronës me zjarr" dhe "Dhunë në familje".

B.K./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?