Sport

Fier/ Incident në ndeshjen e futbollit Apolonia-Gramshi për femra, Koço Kokëdhima shtyn dhe kërcënon gjyqtarin! Takimi duhej ndërprerë, por u rinis pas presioneve? (VIDEO)

26 Mars, 18:50| Përditesimi: 26 Mars, 21:16

  • Share

Fier- Një incident i pazakontë ka ndodhur sot (26 mars) gjatë ndeshjes Apolonia-Gramshi, e vlefshme për kampionatin e femrave dhe e luajtur në Fier.

Presidenti i Klubit Sportiv Apolonia për Femra, Koço Kokëdhima ka hyrë në fushë gjatë lojës duke kërcënuar dhe shtyrë fizikisht gjyqtarin e takimit Dorjan Melataj.

Për shkak të situatës dhe tensioneve të krijuara, takimi është ndërprerë për 25 minuta, për të rinisur më pas. Report Tv ka siguruar pamjet e këtij incidenti, ku dallohet qartë Kokëdhima dhe zyrtarë të ekipit teksa ‘pushtojnë’ fushën e lojës dhe sulmojnë gjyqtarin.

Burime nga klubi i Gramshit e quajtën shkelje të rregullores rinisjen e takimit dhe sipas tyre, i ndodhur nën presion gjyqtari e ka rikthyer takimin që duhet të ishte ndërprerë përfundimisht dhe të deklarohej i tillë në FSHF, ku më tej të merreshin ehde masat disiplinore dhe administrative.

Pas vijimit të lojës, takimi ka përfunduar 1-0 në favor të Apolonisë së Fierit. Madje në fund është hedhur edhe një foto festive në llogarinë në rrjetin social Facebook nga klubi sportiv, ku vajzat e ekipit festojnë triumfin polemizues.

Nuk dihet ene shkaku përse ndeshja u tensionua, teksa priten edhe reagimet zyrtare dhe ankesat nga ekipi i Gramshit.

Për momentin nuk ka asnjë reagim nga klubi i Apolonisë, por as nga Federata Shqiptare e Futbollit. Burime nga klubi i Gramshit pretendojnë se sipas rregullores, takimi duhet të ishte ndërprerë përfundimisht.

Gjithashtu ata pretendojnë se trajneri, zyrtarë dhe presidenti i Apolonisë ofenduan, shtynë dhe goditën gjyqtarin e ndeshjes, teksa më pas i bënë edhe presion që të riniste takimin.

Ndeshja u zhvillua në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu”. ku goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 45- të nga braziliania Tenutti de  Souza, e cila ndëshkoi Gramshin, duke çuar në avantazh Apoloninë. 

Pjesa e dytë ishte e mbushur me tension pasi skuadra fierake për më shumë se 35 minuta luajti me dy lojtarë më pak. Vishkuli u ndëshkua në minutën e 56-të, ndërsa Xhindole u përjashtua nga loja në të 65-ën. 

Me karton të kuq u ndëshkua edhe trajneri i fierakeve Kule, dhe pavarësisht disavantazheve Apolonia triumfoi. 

Gazetarja e Report Tv, Marsela Topi, informon se prezente gjatë gjithë ndeshjes kanë qenë edhe forcat policore, ndërhyrja e të cilave pavarësisht atmosferës plot tension, nuk ka qënë e nevojshme. Por pamjet e siguruara tregojnë të kundërtën.

Policia bëri me dije se nuk ka pasur ankesa dhe denoncime nga palët gjatë dhe pas takimit.

Ndërkohë, lidhur me këtë ka ardhur edhe një reagim nga klubi i Gramshit. Klubi akuzon drejtuesit fierak për presion, dhunë me qëllimin për të ndikuar në ndeshje.

 Sipas klubit të Gramshit për vajza një prej drejtuesve fierak ka tentuar edhe të heq rripin për të goditur arbitrin Dorian Maletaj.

‘Një lojtare e Apolonisë u ndëshkua me karton të kuq. Kaq mjaftoi që presidenti i Apolonisë, së bashku me dy zyrtarë të klubit, të pushtonin fushën, të shanin dhe ofendonin arbitrin kryesor me një fjalor degradues, të denjë vetëm për njerëz të rrugës. Ata gjithashtu e shtynë, e prekën dhe e goditën fizikisht arbitrin, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për më shumë se 20 minuta. Madje, një nga zyrtarët e KFF Apolonia shihet qartë edhe në video duke tentuar të heqë rripin e pantallonave. Po rripi? Për çfarë?', thuhet në reagim. 

Postimi i FK Apolonia, në llogarinë e klubit në Facebook, lojtaret duke festuar fitoren polemizuese

Ora 21:01
Incidenti në ndeshjen e futbollit me Apoloninë, reagon ekipi i Gramshit: Goditën fizikisht arbitrin, kishim paralajmëruar FSHF-në, të merren masa

1743019947_kookokdhima.jpg

Klubi i Gramshit ka reaguar për ngjarjen e turpshme të ndeshjes me Apoloninë, ku presidenti i Klubit Sportiv Apolonia për Femra, Koço Kokëdhima ka hyrë në fushë gjatë lojës duke kërcënuar dhe shtyrë fizikisht gjyqtarin e takimit Dorjan Melataj.

Klubi në një reagim në rrjetet sociale, akuzon drejtuesit fierak për presion, dhunë me qëllimin për të ndikuar në ndeshje.

 Sipas klubit të Gramshit për vajza një prej drejtuesve fierak ka tentuar edhe të heq rripin për të goditur arbitrin Dorian Maletaj.

‘Klubi i Futbollit të Femrave Gramshi shpreh indinjatën e thellë lidhur me aktet e dhunës të shfaqura këtë të mërkurë në aneksin e stadiumit "Loni Papuçiu" në Fier, ku u zhvillua ndeshja mes KFF Apolonia dhe KFF Gramshi, e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë Superiore të futbollit të femrave. Ndërsa gjithçka po zhvillohej normalisht, pavarësisht ankesave tona për masat e sigurisë, në minutën e 65-të, pas një ndërhyrjeje si lojtare e fundit, një lojtare e Apolonisë u ndëshkua me karton të kuq. Kaq mjaftoi që presidenti i Apolonisë, së bashku me dy zyrtarë të klubit, të pushtonin fushën, të shanin dhe ofendonin arbitrin kryesor me një fjalor degradues, të denjë vetëm për njerëz të rrugës. Ata gjithashtu e shtynë, e prekën dhe e goditën fizikisht arbitrin, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për më shumë se 20 minuta. Madje, një nga zyrtarët e KFF Apolonia shihet qartë edhe në video duke tentuar të heqë rripin e pantallonave. Po rripi? Për çfarë? Në asnjë nga këto momente nuk kishte prezencë të forcave të policisë së Shtetit', thuhet në reagim. 

Në reagim thuhet se FSHF është lajmëruar se mund të ketë incidente të tilla në këtë ndeshje. Ndër të tjera, theksohet se, do të kërkohet marrja e masave lidhur me këtë ngjarje dhe dhënia e rezultatit në tavolinë.

'Në fakt, e kishim paralajmëruar FSHF-në për mundësinë e shfaqjes së këtyre ngjarjeve. Nuk mundet që një nga ndeshjet më të forta dhe më të bukura sportive, mes dy ekipeve pretendente, të luhej në një aneks stërvitor të denjë për U-13 dhe aspak për Kategorinë Superiore të Femrave. Kërkuam transmetim live, por nuk u realizuan me pretendimin se KFF Apolonia nuk i siguronte dot kushtet. Po pastaj? Edhe KFF Gramshi nuk i plotëson kushtet në stadiumin e vet, por ndeshjet i luan në "Shtëpinë e Futbollit" pranë FSHF-së. Ja ku ishte një zgjidhje për KFF Apolonia, por nuk u pranua.

KFF Gramshi nuk do të lejojë që këto akte të shëmtuara dhune, që duket sikur synojnë të rikthejnë makthin e viteve të errëta të futbollit shqiptar, të kalojnë pa përgjegjësi. Nuk mund të pranojmë rikthimin e kohës kur dhuna ishte normë, shpulla konsiderohej lavdërim, pështyma respekt, shkelmi falënderim dhe grushti nderim. Kjo kohë ka marrë fund. Ne do të paraqesim ankimimin tonë pranë organeve kompetente të FSHF-së, ku do të kërkojmë marrjen e masave dhe dhënien e rezultatit në tavolinë', thuhet në reagim. 

A.Q/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?