Fier/ I shpallur në kërkim kombëtar pasi theu masën e arrestit të shtëpisë, arrestohet 42-vjeçari

20 Tetor, 15:02| Përditesimi: 20 Tetor, 15:39

  • Share

Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme një 42 vjeçar, pasi theu arrestin e shtëpisë.

Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë  kapur dhe ndaluar shtetasin Mario Cukaj, 42 vjeç, banues në Fier.

Sipas policisë, 42- vjeçari ishte në masë sigurie, për veprën penale, falsifikim i dokumentave. 

 “Ky shtetas ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për veprën penale  "Falsifikim i monedhave", por kishte thyer masën e sigurisë dhe ishte shpallur në kërkim.  Gjykata e Fierit ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit". Në vijim të veprimeve procedurale, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare ndaluan shtetasin Mario Cukaj”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Largimi: 20/10/2024 15:19

    Largimi quhet per aratisje nga burgu po ta lexosh nenin mire ka pika 1 pika 2 3 etj. Ka me explosiv ka ne transportin e siper (fugonin qe te con ne gjykat e te sjell). Por kta prokuror qe keni ku te gjejn te marin ndonje lek edhe e bejn largimi nuk thjesht ta marin edhe ti rendojn si e ben me berishen qe nga detyrim paraqitje i dhan nje mas me te rend. Edhe pastaj thon pse e vrau

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?