Kronikë

Fier/ Italia e kishte dënuar me 6 vite burg për krime seksuale dhe kundër pasurisë, kapet i fshehur në Cakran 24-vjeçari! Policia: Do ekstradohet (EMRI+VIDEO)

18 Prill, 13:39| Përditesimi: 18 Prill, 14:07

  • Share

Fier- I dënuar nga Gjykata e Apelit në Gjenova, me 6 vjet burgim, për krime seksuale, krime kundër personit dhe krime kundër pasurisë, 24-vjeçari kapet i fshehur në fshatin Cakran të Fierit, për qëllime ekstradimi në Itali.

Policia e Shtetit informoi sot (18 prill) se pas koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 38”, lokalizuan në fshatin Cakran dhe prangosën të kërkuarin Erbin Nazeraj.

“Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Apelit në Gjenova, në vitin 2024, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë, për keqtrajtim dhe për vjedhje”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?