Fier- Një kamion ka dalë nga rruga mesditën e sotme në vendin e quajtur“ Rotondo e Levanit”.
Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se bllokimi i timonit nuk i ka dhënë mundësi drejtuesit të mjetit të manovrojë dhe për pasojë ka përfunduar i përmbysur në kanalin anësor të rrugës.
Fatmirësisht drejtuesi nuk ka pësuar lëndime, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi kamioni ishte i ngarkuar me enë kuzhine.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punonjnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Komento
Komente
