Aksidenti i mbrëmshëm në aksin Levan-Qarr dhe pasojat

Fier/ Karamboloi dy makina në aksidentin me 4 të plagosur dhe vrau 37 kokë dele, pranga shoferit! 26-vjeçari rezultoi i dehur në testin e alkoolit (EMRI)

14 Tetor, 10:55| Përditesimi: 14 Tetor, 10:59

  • Share

Fier- Policia e Fierit njoftoi sot (14 Tetor) se ka arrestuar shoferin e dyshuar që shkaktoi aksidentin dramatik mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Levan-Qarr.

Bilanci i karambolimit dhe me dy mjete të tjera ishte 4 persona të plagosur, mes tyre dy pasagjerë dhe një tufë bagëtish (37 dele) të ngordhura si pasojë e goditjes.

I arrestuari është Leonard Dhamo, 26 vjeç, që sipas policisë vendore, në momentin e aksidentit rezultoi se ishte në gjendje të dehur në timon.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor të ndodhur në aksin Levan-Qarr, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore Fier arrestuan shtetasin L. Dh., (Leonard Dhamo) 26 vjeç, banues në fshatin Pishporo, sepse nga kryerja e testit të alkoolit, pas aksidentit, rezultoi se e drejtonte  automjetin, në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin zyrtar. 

Vetë drejtuesi i mjetit që akuzohet si shkaktar mbeti i plagosur gjithashtu, bashkë me 3 pasagjerë dhe ngordhën 37 bagëti të imëta. Në aksident u përfshinë edhe dy mjete të tjera, si pasojë e goditjes që shkaktoi fillimisht 26-vjeçari në rrugë. Gjithashtu dyshohet se ka qenë edhe me shpejtësi.

Dosja për ngjarjen kaloi në prokurorinë vendore, për akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/10/2024 02:21

    Akuzve duhet t'ju shtohej /plagosje me dashje/per personat e tjere te plagosur,/demtim i prones private/-sepse demtoi makinat e tjera dhe vrau 37 dele dhe/vrasje/keqtrajtim i kafsheve/-sipas kodeve ligjore per mbrojtjen e kafsheve.

    Përgjigju
  • WTF: 14/10/2024 11:44

    Karamboloi nuk egziston ne fjalorin e gjuhes shqipe! Perplas ose aksidentoi ndoshta?

    Përgjigju
    • Miku: 14/10/2024 12:31

      Karambol ka 30 vjet qe perdoret gjeresisht, plus qe nenkupton faktin qe eshte perplasur me makine tjeter e jo me murin p.sh. (ky element i mungon fjales "perplasje").

  • LORA: 14/10/2024 11:17

    Denimi me i lehte qe meriton leonard dhamo eshte demshperblimi,me cmim tregu,i demit per 37 koke dele.

    Përgjigju
    • Tuku: 14/10/2024 16:13

      Dhe per 3 koke te plagosurish, kurimin e te cileve do te duhet ta mbuloje shteti me taksat tona.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?