Kronikë

Fier/ Kishte hapur llogari prej 5 mln lekë në një faqe online, i përdorte për vënie bastesh sportive, arrestohet 26-vjeçari

23 Janar, 09:27| Përditesimi: 23 Janar, 09:39

  • Share

FIER-Një 26 vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi kishte hapur një llogari me rreth 500 mijë lekë të reja në një faqe online, të cilat i përdorte për vënie bastesh sportive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec, finalizuan operacionin policor të koduar "Game over 3", ku gjatë operacionit u vu në pranga, Nikolin Myrto, 26 vjeç, banues në Roskovec.

Policia ka sekuestruar edhe celularin, që ai e përdorte për vendosjen e basteve sportive.

‘Nga kontrolli i celularit të këtij shtetasi, u konstatua se nëpërmjet një llogarie në një faqe online, lëvronte rreth 500 000 lekë të rinj, për vënie bastesh sportive, në kundërshtim me ligjin’, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?