'Luftë' vëllezërish për një 'copë tokë' në Lushnjë, vdes 70-vjeçari që u qëllua me plumb në kokë! Tjetri i plagosur me sëpatë, në spital

6 Mars, 08:50| Përditesimi: 6 Mars, 14:58

  • Share

Në fshatin Çukës të Lushnjës, dy vëllezër u përfshinë në konflikt për çështje pronësie, ku njëri mbeti i vdekur e tjetri i plagosur. Shkak për sherrin që nisi me sëpata e përfundoi tek pistoleta është bërë një sipërfaqe e vogël toke, e cila ndodhet mes dy shtëpive të vëllezërve Musai.

Burimet bëjnë të ditur se vëllezërit nuk kishin gjetur dakordësinë për ta përdorur këtë tokë si rrugë për të futur makinat në oborret e shtëpive. Fillimisht Haziz Musai 70-vjeç ka goditur me sëpatë të vëllanë, Nazifin 77-vjeç, duke i shkaktuar plagë në trup. Më pas 77-vjecari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në kokë vëllanë. 70-vjecari Haziz Musai u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Shefi i komisariatit të Lushnjes, Edmond Pjetraj dha detaje nga vendngjarja.

‘Dy vëllezër pas një konflikti për motive pronësie, fillimisht me sende të forta, konflikti ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit. Policia ka marrë masat, është sekuestruar arma, është kapur autori dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore.’- tha Edmond Pjetraj, drejtuesi i komisariatit të Lushnjës.

I plagosur mbeti 77-vjeçari, i cili po merr mjekim në spitalin e Lushnjës. Në dëshminë e parë për hetuesit, Naziz Musai deklaroi se vëllai i vogël e ka goditur disa herë, duke e vënë poshtë, kështu u detyrua të nxirrte armën. I moshuari tha se debatet për tokën kanë qenë të vazhdueshme mes tyre.

Ora 12:32
Konflikti i pronësisë në Lushnje/ 70-vjeçari ndërron jetë tek Trauma pas plumbit në kokë që mori nga i vëllai

Ndërron jetë i moshuari Haziz Musai, i cili u qëllua me pistoletë nga vëllai i tij Nazif Musai sot në Lushnjë. Lajmin e bën me dije gazetari i Report Tv Freard Rista. I ndjeri kishte marrë plumb në kokë dhe nuk ka mundur të mbijetojë.

Duke qenë se ende nuk kanë ardhur familjarët, procedura e kërkon të mbahet dy orë në spitalin e Traumës në pritje të familjarëve e më pas do të dërgohet në morg.

Ora 09:48
Konflikti për motive pronësie në Lushnje/ Vëllai i plagosur niset drejt Traumës

 

Haziz Musai i plagosuri me armë zjarri nga vëllai i tij Nazif Musai mëngjesin e sotëm në Çukas të Vjetër, niset për në spitalin e Traumës. Gjendja e tij është kritike për jetën.

Nazifi 77-vjeçar po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale ne spitalin e Lushnjes, pasi ka plagë në krah e këmbë nga sëpata dhe kosorja me të cilën u qëllua nga Hazizi.

Ora 09:40
Vëllezërit rrihen për pronën edhe në Mat, 61 vjeçari godet me sende të forta në fytyrë të vëllanë

1705240633_ambulance.jpg

Foto ilustruese

Mat-  Një tjetër sherr mes vëllezërish është shënuar sot pas atij të mëngjesit të ndodhur në Lushnje.

I njëjti motiv: Prona. Këtë herë në fshatin Midhë të Mat.

Ndërhyrja e policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit duke arrestuar  në flagrancë shtetasin S.S., 61 vjeç, banues në fshatin Midhë, Mat.

Ky shtetas, për motive të pronësie, ishte konfliktuar dhe kishte goditur me sende të forta vëllanë e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Dosja i kalon Prokurorisë së Dibrës.

Ora 09:23
Shefi i Komisariatit të Lushnjes sqaron ngjarjen e rëndë mes vëllezërve: Konflkti për motive pronësie agravoi

Komisari drejtues i Komisariatit të Lushnjes, Edmond Pjetraj ka zbardhur ngjarjen e konfliktit të dy vëllezërve në Çukas të Vjetër. Konflikti për motive pronësie ka agravuar deri në përdorimin e armës.

"Dy vëllezër pas një konflikti për motive pronësie. Fillimisht me sende të forta, konflikti ka agravuar me përdorimin e armës së zjarrit, ku njëri prej vëllezërve N.M., 78 vjeç ka goditur me armë zjarri vëllain e tij 70 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes. Policia ka marrë të gjitha masat. Është sekuestruar arma e zjarrit. Janë sekuestruar të gjitha provat materiale. Autori është kapur dhe po kryhen të gjitha veprimet e tjera hetimore në vazhdimësi. Ju faleminderit!", tha Edmond Pjetraj.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/03/2024 01:30

    /QWERT/,ti thua qe gjithe faji eshte i /Eves/qe i ofroi frutin e ndaluar /Adamit/,por ne te vertete ishte /Adami/ ai qe ne fund vendosi vete te kafshoje frutin,kur mund te kishte thene /Jo!/.Mos fajeso grate pse burrat jane aq budallenj sa vrasin dhe njeri-tjetrin per nje driveway!

    Përgjigju
  • Qwert: 06/03/2024 13:43

    I futen grat ne sherr nuk ka njeri ne bot mos te doj vllain..i bej thirrje popullit mos ti degjojn grat..vetem ne krevat ti degjojn ..edhe dru sa me shum..

    Përgjigju
  • Prona prona prona: 06/03/2024 12:44

    Mos u ngopshit me prona! Ja cfar prone morre me vehte në var, vetëm vdekje me lemeri!

    Përgjigju
  • Meri: 06/03/2024 11:51

    Kush na e ka fajnë ???,vëllezër të moshuar vriten për nji copë tokë(tani dhe fëmijët e niprit e mbesat jan në hasmëri me njëri-tjetrin),fëmijët vrasin prindrit,dhe anasjelltas,komshijtë vriten me njëri-tjetrin,si mund të jetohet në këtë vënd ku,të gjithë jan në hasmëri me njëri-tjetrin ?...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?