Fier- U shpall në kërkim për kontrabandën e karburanteve, arrestohet pas një dite ndjekjeje 34-vjeçari i dyshuar.
Policia e Fierit bëri sot me dije se ka prangosur edhe Eltjan Resulin, në kuadër të aksionit të koduar "Liquid".
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan për veprat penale "Ruajta dhe magazinimi i mallrave kontrabandë" dhe "Fshehja e të ardhurave", shtetasin E. R., 34 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar "Liquid", si rezultat i të cilit, dje, u vunë në pranga 2 shtetas që magazinonin dhe transportonin lëndë hidrokarbure të dyshuara të kontrabanduara”, tha policia vendore.
Ditën e djeshme, gjatë operacionit u arrestuan 2 persona të tjerë, shoferi i autobotit me të cilin po transportohen karburanti kontrabandë dhe një nga pronarët që e kishte depozituar naftën në kundërshtim me ligjin. Në pranga ranë Blertian Dulaj dhe Mario Margilaj, 49 dhe 58 vjeç, banues në Fier.
Komente
