Kronikë

Fier/ Kontrabandonin ilaçe, arrestohen 4 administratorë farmacie, nis hetimi për një tjetër (EMRAT+VIDEO)

29 Maj, 09:27| Përditesimi: 29 Maj, 09:56

  • Share

Fier- Katër administratorë farmacie janë arrestuar në qytetin e Fierit, pasi tregtonin në farmacitë e tyre ilaçe të kontrabanduara.

Sipas njoftimit të policisë në pranga kanë rënë Shezai Yzeiri, Anxhela Xhemali dhe Pleçe Byzyka dhe Tereza Plaka. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet  një 53-vjeçare me inicialet T.A.

Nga kontrollet e kryera në farmacitë që administronin, si dhe në banesat e tyre, u gjetën ilaçe pa pullën fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 800 000 lekë.

Sipas informacioneve bëhet me dije se farmacia e administruar nga Shezai Yzeiri në pronësi të djalit, Andi Yzeiri i mbante ilaçet në një bar kafe, në pronësi të familjes së tyre.

"Si rezultat i hetimeve proaktive, të ndjekura për disa muaj, në kuadër të operacionit “Medicine”, me objektiv goditjen e kontrabandës së mallrave, u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. Y., 65 vjeç, A. Xh., 59 vjeçe, P. B., 36 vjeçe dhe T. P., 35 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen T. A., 53 vjeçe.

Nga kontrollet e kryera në farmacitë që administronin këta shtetas, si dhe në banesat e tyre, u gjetën ilaçe pa pullën fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 800 000 lekë", informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

lajm ne perditesim...

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 29/05/2025 18:11

    Ktyre qe ju KENI vene vetem inicialet Jan njerzit me te liq.kan helmuar vlore fier lußhnje berat etj rtj.ju I lini ne gjendje te lire.ata te dyqani tyre kan dhe hyrje sekr Ete.po ktu drejtesia esht cop s9p

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?