Fier - Policia e Fierit ka vendosur në pranga një çift 40-vjeçarësh pasi dyshohen se kryen marrëdhënie seksuale në prezencë të tre fëmijëve të mitur.
Ngjarja e paprecedentë u zbulua pas një kallëzimi të bërë nga një emison investigativ.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas denoncimit të bërë nga emisioni "Piranjat", se dy shtetas kanë kryer vepra të turpshme në prezencë të fëmijëve të mitur, kanë bërë ndalimin e shtetasve V. Y., 40 vjeç dhe A. Gj., 40 vjeçe, të dy banues në Grecalli, për veprën penale "Vepra të turpshme".
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi V. Y dhe shtetasja A. Gj., kanë kryer marrëdhënie seksuale në prezencë të 3 fëmijëve të mitur të vëllait të shtetases A. Gj”, njoftoi sot policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Komente
