Fier/ Kryente manovra të rrezikshme në rrugë, gjobitet për drift 24-vjeçari (VIDEO)

3 Janar 2023, 12:09| Përditesimi: 3 Janar 2023, 12:15

  • Share

Një 24-vjeçar ka marrë masë administrative nga policia e Fierit pasi bëntë  manovra të rrezikshme (drift) me automjet, në rotondon e staconit të autobusëve.

Policia e Fierit e ka ndëshkuar të riun me një gjobë prej 40 000 lëkësh të rinj pasi veprimet e tij konsiderohen si burim aksidenti. 24-vjeçari bëntë gara me makinë dhe drift në vendin që quhet “rotondo e stacionit të autobusëve” në Patos.

Kujtojmë, se këtë vit drejtuesit e automjeteve janë sensibilizuar dhe si pasojë ka patur më pak aksidente, që më parë shkaktoheshin nga “garat” e të rinjve me njëri-tjetrin deri te konsumimi i alkolit gjatë drejtimit të mjetit.

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?