Kronikë

Fier/ Ktheu shtëpinë në ‘biznes’ droge, arrestohet 28 vjeçari! Në pranga dhe blerësi! Kanabisi dhe kokaina me vlerë prej rreth 90 mijë euro (EMRAT)

12 Shkurt, 10:35| Përditesimi: 12 Shkurt, 11:31

  • Share

Fier-Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi shiste kokainë dhe kanabis në shtëpinë e tij në lagjen “Afrim i Ri”. Në pranga ka rënë edhe një 30-vjeçar, i cili u kap teksa po blinte lëndën narkotike.

Sipas njoftimit të policisë dy të arrestuarit janë identifikuar si Emrah Morina dhe Renalt Ndreka. Ndërkohë në hetim janë edhe katër të tjerë- gjithashtu blerës.

"Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit Emrah Morina, 28 vjeç, dhe Renalt Ndreka, 30 vjeç. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. T., 30 vjeç dhe V. K., 19 vjeç, si dhe për 2 shtetas të moshave 16 dhe 17 vjeç.

28-vjeçari u kap në flagrancë duke i shitur në banesën e tij, doza Kokaine dhe kanabisi, shtetasit Renalt Ndreka dhe 4 shtetasve të proceduar, të cilët shoqëronin 30-vjeçarin", informoi sot policia.

Blutë sekuestruan 508 gramë Kokainë, qindra doza kanabisi, me vlerë në treg rreth 90 000 euro, pajisje për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 8 celularë dhe 2 automjete.

Operacioni u kodua 'Price'.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?