Fier- Një 24-vjeçar nga Cakrani ka rënë në prangat e policisë së Fierit.
Renaldo Muskaj kishte kultivuar 223 fidanë narkotikë kanabis në vendin e quajtur "Kodra e dafinave"m në fshatin Gjorgoz.
Në njoftimin zyrtar për mediat bëhet me dije se në Portëz, blutë asgjësuan edhe 90 fidanë kanabis, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit.
Fidanët u asgjësuan përmes djegies.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, në vendin e quajtur "Kodra e dafinave", në fshatin Gjorgoz, kanë konstatuar një parcelë në të cilën ishin kultivuar 223 fidanë narkotikë kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë organizuar punën dhe kanë vënë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin R. M., 24 vjeç, banues në Cakran.
Fidanët u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjetën dhe asgjësuan 90 fidanë narkotikë cannabis sativa, në territorin e njësisë administrative Portëz.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ve të këtij rasti kultivimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Komente
