Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier në vendin e quajtur "Vajkan", ku ka humbur jetën një 50 vjeçar, i cili po udhëtonte me biçikletë. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes trupin e pajetë të 50-vjeçarit Gëzim Gjyrdyku, banues në Vajkan i kishte përfunduar i hedhur në një arë anës rrugës.
50-vjeçari është përplasur për vdekje nga një makinë gjatë kohës që po lëvizte me biçikletë, ndërsa mjeti u larguar nga vendi i ngjarjes. 50-vjecari ishte duke u kthyer nga puna me biçikletë kur është përplasur për vdekje. Familjarët kanë kërkuar gjatë gjithë natës dhe vetëm në mëngjes kane gjetur trupin anës rrugës. Pranë trupit ka pasur edhe pjesë të një automjeti që mendohet që e ka përplasur.
Ndërkohë banorë të zonës thonë se ky segment rrugor është i rrezikshëm dhe shpesh ndodhin aksidente pasi mungojnë barrierat mbrojtëse, mbikalimet dhe nënkalimet.
Policia është venë në kërkim të autorit të aksidentit duke marrë edhe kamerat e sigurisë të bizneseve qe ndodhen përgjatë rrugës.