Kronikë

Dy aksidente me vdekje në Fier e Koplik, mjetet përplasin drejtuesit e motorëve

11 Gusht 2024, 11:39| Përditesimi: 11 Gusht 2024, 13:08

  • Share

Dy aksidente me vdekje janë regjistruar këtë të dielë në vendin tonë. Drejtuesit e dy motorëve janë përplasur për vdekje nga drejtuesit e dy automjeteve. Aksidenti i parë ka ndodhur në fshatin Topojë të Fierit, ku një automjet tip Mercedes-Benz ka përplasur për vdekje drejtuesin e motorit, Vladimir Sema, rreth 60 vjeç.

Sipas banorëve, automjeti ishte futur në parakalim dhe i bllokoi krahun viktimës, duke e hedhur atë në një kanal pranë rrugës. Drejtuesi A. M., është shoqëruar në polici. Banorët shfaqen të revoltuar me mungesën e sigurisë në rrugë dhe drejtuesit e mjeteve që u rrezikojnë jetën fëmijëve të këtyre banorëve me shtëpitë anës rrugës.

"Po vriten njerëzit si zogjtë, s’guxojmë të nxjerrim fëmijët nga porta. E lëshojnë makinën me shpejtësi, ska as barrierira për uljen eshtpejtësisë, po vdesin njerëzit si zgjogjtë.....", thotë një banore. 

Ndërkohë, aksidenti tjetër ka ndodhur në aksin Koplik – Bajze në Shkodër. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit, 66-vjeçari Rasim Shabaj ka humbur jetën.

1723371017_shkoderaksidentmevdekje.jpg

Pamje nga aksidenti në Shkodër

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?