Një 55-vjeçar, i cili po udhëtonte me motoçikletë është aksidentuar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj.
Sipas policisë bëhet e ditur se drejtuesi i motoçikletës u përplas nga një makinë që drejtohej nga 36-vjeçari nga Saranda.
"Sot rreth orës 15:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj, shtetasi Sh. Dh., 36 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin tip "Golf" është përplasur me motorcikletën që drejtohej nga shtetasi A.H., 55 vjeç, banues në Frakull. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motorcikletës shtetasi A.H", thuhet në njoftimin e policisë.
Drejtuesi i makinës u shoqërua në polici, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.