Kronikë

Fier/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në semafor, një e plagosur! Shoferët përleshen mes tyre në mes të rrugës, tensione dhe trafik (VIDEO)

19 Gusht, 15:00| Përditesimi: 19 Gusht, 15:18

  • Share

Fier- Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Fier.

Ngjarja u shënua rreth orës 14:20, në qendër të qytetit, pranë semaforit kryesor. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar panik dhe trafik në zonë.

Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, nga përplasja e fortë ka mbetur një e lënduar , e cila është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Ngjarja është shoqëruar edhe me tensione, pasi drejtuesit e mjeteve janë konfliktuar fizikisht pas aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se një prej shoferëve ka qenë në gjendje të dehur, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Më herët kishte ndodhur një tjetër aksident në rrugën Patos-Fier, ku u përplasën një makinë me një motor dhe për pasojë pati bilanc me 3 të plagosur, mes tyre një pasagjere.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?