Ogerta Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave në Fier

Kronikë

Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran

13 Dhjetor 2024, 19:37| Përditesimi: 13 Dhjetor 2024, 19:43

  • Share

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi sot një takim me drejtuesit e shkollave në Fier për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë të mesme në Cakran në Fier ku një nxënës ka goditur me mjet të mprehtë një nxënës tjetër.

Mësohet se, Manastirliu i ka kërkuar Drejtorisë Rajonale të Fierit pezullimin e drejtuesve të shkollës dhe oficerit të sigurisë, deri në përfundim të verifikimit për zbatimin e protokolleve të sigurisë të ndjekura dhe në përfundimin e hetimeve mbi këtë ngjarje.

Në takim është diskutuar edhe marrja e masave shtesë për kontrollet fizike në çdo shkollë, dhe angazhimin e plotë të komisioneve të sigurisë në institucionet arsimore për zbatimin efektiv të protokolleve të sigurisë.

Incidenti midis adoleshentëve, sipas burimeve nga Policia e Fierit, ka nisur pas një debati të krijuar në rrjetin social Snapchat ndërsa më pas plagosja e17-vjeçarit nga bashkëmoshatari ka ndodhur në korridorin e shkollës, ku situata ka agravuar deri në përdorimin e një mjeti prerës nga njëri prej tyre.

Autori i dyshuar është identifikuar dhe shoqëruar nga policia për marrjen e dëshmisë dhe procedurat e mëtejshme ligjore. Ndërkohë, policia vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxxx: 14/12/2024 14:36

    Keto gjera kane filluar qe kur ishte Brunilda Dhami me preçedent penal dhe ministria e arsimit ,Evis Kushi nuk mori asnje mase.Brunilda hoqi drejtues autoritare ne Fier dhe Vlore me urdher te deputetes se Vlores,Vilmes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?