Prokuroria Fier

Fier/ Në ambiente publike me pistoleta Glock, tre të arrestuar me urdhër të Prokurorisë

7 Mars, 12:33| Përditesimi: 7 Mars, 14:43

  • Share

Tre persona janë vënë në pranga në Fier pasi u kapën teksa mbanin pistoleta ‘Glock Austria 9 mm në ambiente publike. 

Prokuroria e Fierit regjistroi procedim penal për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” për shtetasit e identifikuar me inicialet B.K., B.A., dhe R.K.
Dy pistoletat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale ndërsa pas kryerjes së veprimeve paraprake, u kërkua nga gjykata vënia e këtyre personave nën masën e sigurimit pasi ekzistonte dyshimi i arsyeshëm se ata kishin konsumuar veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal.

Ndërkohë nga ana e Prokurorisë po vijohen hetimet në drejtim të përfshirjes së personave të tjerë apo rreth fakteve të tjera penale që mund të jenë konsumuar.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?