Fier/ Mbetën të bllokuar në det teksa bënin sërf, flet një nga vëllezërit: 3 orë në ‘luftë’ me dallgët! Dola vetë në breg (VIDEO)

4 Janar 2021, 20:01| Përditesimi: 4 Janar 2021, 20:57

  • Share

Një ditë pasi u shpëtuan në teksa bënin sërf në bregdetin e Semanit, një prej vëllezërve Saliaj ka treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Ai është shprehur se ka mbetur i bllokuar për 3 orë në det të hapur teksa tentonte të shpëtonte. Gjithashtu ai pranoi se situata e krijuar alarmoi njerëzit që e shoqëronin të cilët thirrën në ndihmë edhe punonjësit e policisë por ishte vetë i riu i cili ka arritur të dalë në breg pa ndihmën e të tjerëve.

“Një natë më parë ne kishim dalë për të bërë sërf në plazhin e Darëzezës dhe ndodhi që vëllait tim ju këput një fije nga të balonës dhe e mori deti por vet doli. Pastaj vajta unë për të marrë balonën ndërkohë era favorizonte për tu larguar nga bregu i detit, nuk të afronte. Kur po shkoja për të marrë balonën humbas edhe bordin rrugës. Braktisa bordin dhe shkoj për të kapur balonën. Kur e kap fillon për tu kthyer. 1500 metra ne thellësi të detit. Kur po kthehesha në breg ndalon era dhe më bie edhe balona që kisha. U bën dy balona u bën shumë fije u ngatërruan nëpër duar nëpër qafë edhe u detyrova njërën nga balonat e braktisa dhe tjetrën e përdora si komardare që i hipa sipër dhe cepin e saj e ngre dhe e përdor për të nxjerr bë breg. Por duke qënë se era ishte nga jugu në drejtim të detit jo në drejtim të tokës dhe dalja ishte shumë e vështirë.

3 orë e gjysëm luftë duke pritur që të vinte ndonjë varkë të paktën ndonjë peshkatar. Nuk kisha se si të kërkoja ndihmë se nuk kisha asnjë lloj mjeti. Në eufori dhe sipër kam bërë thirrjet e mia me ato mundësi që kisha . Në breg të detit ishte vëllai që e përjetoi më keq dhe miqtë e mi që e panë që u futa në det. Edhe herë tjetër ka ndodhur por jo në përmasa të tilla. Dola vet nga deti. Të shërohemi njëherë pastaj do ta bëj sërish . Pasioni është i vështirë për tu lënë“ – tha njëri prej vëllezërve.

Ndërkohë mësohet se pranë postës kufitare të bregdetit nuk kishte mjet lundrues për emergjenca dhe ndihma por një mjet i tillë është vendosur në dispozicion nga një banor i zonës.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në bregdetin e Semanit ku dy vëllezërit Saliaj po bënin sërf. Ata mbetën të bllokuar në det të hapur, rreth 1 km larg bregut.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fieri: 05/01/2021 06:49

    Te arrestohen keta zagar po alarmojn policin kot me veprime tallese ..keta fshatar policia duhet ti arrestojn dhe te pakten 5 vjet burg.

    Përgjigju
  • Shaban: 04/01/2021 21:36

    Epo merrni masa sigurie para se te dilni per te bere qef o bir se ka edhe surpriza jeta.

    Përgjigju
    • Bobi: 05/01/2021 00:09

      O Shaban, po policia kufitare ne ate zone per cfar eshte? Te hane qofte e pine birra?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?