Fier/ Mblidhte mbeturina për të blerë ilaçet e tensionit, 70-vjeçarja zhduket pa lënë gjurmë në fushën e mbetjeve

8 Mars 2020, 16:22| Përditesimi: 8 Mars 2020, 17:57

  • Share

Një zonjë e moshuar rreth 70 vjeç ka humbur prej 2 ditësh në zonën e fushës së mbetjeve në Fier.

Zhevrie Verlaci, pjesë e komunitetit rom ka humbur kontaktet me familjarët ditën e djeshme rreth orës 12:00.

Sipas familjarëve zonja merrej me mblidhjen e mbeturinave, tek fusha e mbetjeve të riciklueshme.

Ajo duhej të gjente një mënyrë për të blerë ilaçet, pasi vuante nga tensioni dhe mbledhja e mbetjeve ishte mënyra e vetme që të nxirrte të ardhurat.

Lulzim Ymeraj,  përfaqësues i komunitetit rom ka bërë apel për ndihmë për të gjetur zonjën Zhevrie.

Ngjitur me fushën e mbetjeve ndodhet një lumë dhe dyshohet se ajo edhe mund të jetë mbytur, kështu që nevojitet edhe ndihma e polumbarëve.

Pas denoncimit nga ana e familjarëve, policia e Fierit është vënë në kerkim të 70-vjeçares.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 09/03/2020 02:09

    Ah cpo I Ben ketij vendi RILINDJA Fukaralleku ekstrem MASHTROHET PROBLEMET E POPULLIT FSHIHEN FASADE KY ESHTE ED RAMA

    Përgjigju
  • tani: 08/03/2020 18:28

    KY ESHTE SHTETI SOCIAL QE KA NDERTUAR ED KRIMINEL RAMA...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?