Fier- Tre persona të dyshuar për mbajtje të lëndëve narkotike janë kapur brenda pak orëve nga Policia e Fierit.
Burime zyrtare bënë me dije sot (25 Tetor) se shoqërimet dhe procedimet u bënë nga ana e specialistëve për Hetimin e Narkotikëve, kurse çështjet u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme.
Të dyshuarit janë V. H., 29 vjeç, banues në Divjakë, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij, u gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, M. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, që iu sekuestrua një sasi të vogël hashashi në kontrollin fizik, si dhe E. Q., 28 vjeç, banues në Berat,, që u kap me një sasi të vogël kokaine në trup.
Për shkak të sasive të vogla të drogës dhe me pretendimin e përdorimit personal, procedimet e tyre nga Policia u bënë në gjendje të lirë, teksa do jetë Prokuroria që do vendosë më tej statusin e tyre penal dhe juridik, bashkë me Gjykatën.