Kronikë

Shoferja humb kontrollin e përplaset me trafikndarësen në autostradën Fier-Vlorë, makina merr flakë (VIDEO)

16 Qershor 2020, 11:27| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 13:23

  • Share

FIER- Merr flakë një makinë tip "Opel" në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të urës së Mifolit pasi shoferja humbi kontrollin e u përplas me trafikndarësen.

Makina drejtohej nga shoferja E. D., 42 vjeçe, banuese në Durrës dhe është plagosur lehtë F. R, 51 vjeçe, banuese në Tiranë. Pamjet e ardhura në redaksinë e shqiptarja.com tregojnë makinën e pushtuar nga flakët në brendësi dhe e mbuluar nga tymi i zi.

Paraprakisht dyshohet se automjeti ka marrë flakë pas një shkëndije elektrike në kroskot, pas përplasjes me trafikndarësen.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Makina e përfshirë nga zjarri

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besmir Pall Bajg Gjoleka Të ta ngop Kacija: 16/06/2020 21:46

    Shumë energji të keqe Vlora! Sa me shumë i kujtohet emri aq me shume gjera të keqija ndodhin ne Vlore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?