Foto ilustruese

Merrte ryshfet e nuk gjobiste shoferët që shkelnin rregullat, pezullohet nga detyra polici i Fierit

21 Shkurt, 08:11| Përditesimi: 21 Shkurt, 08:48

  • Share

FIER- Një punonjës i Policisë së Fierit është pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi efektivi është në hetim pasi dyshohet se u merrte para drejtuesve të mjeteve për të mos u vendosur gjoba kur ata shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Sipas AMP-së, Inspektor R. A., gjatë kontrolleve që ushtronte për drejtuesit e mjeteve, nuk i ndëshkonte ata me gjoba në rastet kur shkelnin Kodin Rrugor, por u merrte atyre ryshfet dhe më pas shoferët largoheshin pa asnjë gjobë.

Policit i është ndaluar edhe dalja jashtë shtetit, ndërsa është vënë në hetim për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i AMP

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), pas një hetimi të ndjekur me metoda të posaçme të hetimit ka zbatuar Urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka vendosur masës e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë Inspektor R. A., me detyrë Trup Shërbimi në Trafikun Urban dhe Interurban në Seksionin e Trafikut Ubran dhe Interurban pranë DVP Fier, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Vendimi i Gjykatës erdhi në funksion të Procedimit Penal të vitit 2024, hetuar për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga hetimi i kryer nga AMP u dokumentua me prova se punonjësi i policisë, Inspektor R. A., gjatë kryerjes së detyrës së tij funksionale, kryente veprime korruptive me drejtues automjetesh duke mos i ndëshkuar ata me masa administrative.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin për garantimin e zbatimit të ligjit dhe vetëpastrimin e Policisë, ndërsa fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe për Shpëtimin, duke telefonuar falas në numrin 08009090.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • asolingo: 21/02/2024 09:32

    Prandaj ai mostra dilte vetem,jo vetem te shkarkohet nga puna por dhe nje gjobe te majme.

    Përgjigju
    • Tigri: 21/06/2024 11:29

      Jemi ne qe i japim lek policeve qe mos te na heqin patenten keshtu mos ja vini fajin kot

    • Or tej: 21/02/2024 11:10

      Eshte me mire te zhvatesh nga 1 apo nga 5 vete or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?