Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën e qytetit të Fierit.
Një automjet tip “Toyota” pasi ka humbur kontrollin, është përplasur me një tjetër automjet të parkuar dhe më pas është përmbysur në mes të rrugës.
Sipas të dhënave paraprake, fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur, por vetëm për dëme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, të cilat po punojnë për normalizimin e trafikut dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Komento
Komente
