Dy të rinj fierak u arrestuan ditën e sotme nga policia pasi dhunuan një emigrant nga Pakistani dhe i vodhën eurot që ai kishte me vete.
Nazo Sulaj 21 vjeç dhe Elvis Çobo 26 vjeç nga Mallakastra dhe Fierit, e morën emigrantin në automjetin e tyre në qytetin e Gjirokastrës, dhe prej aty i premtuan se do e çonin deri në Shkodër, në mënyrë që të kalonte ilegalisht kufirin për në mal të Zi.
Por dy të rinjtë, përfunduan duke e dhunuar, i morën eurot dhe e zbritën emigrantin në rrugë në Fier. nga dëmtimet e marra pakistanezi iu drejtua spitalit të Fierit ku tregoi gjithçka dhe në pak orë policia identifikoi dhe arrestoi 2 autorët e dyshuar, të cilëve iu sekuestruan eurot që i morën emigrantit, 2 celularë dhe automjetin me të cilin e transportuan.
Maskarenj! Tjetri ka marre rruget e botes per nje jete me te mire,kurse keta e mashtrojne,e vjedhin dhe e keqtrajtojne! Kur u bene dhe lalucet mos mbeste hajdut e mashtrues ne kembe,jo ne Shqiperi,por ne boten mbare!
Përgjigju