Fier- Një 44-vjeçar është zhdukur pa gjurmë prej tre ditësh në qytetin e Fierit.
Denoncimin në Komisariat e ka bërë ditën e djeshme motra e tij, e cila ka deklaruar se që prej datës 19 gusht ka humbur kontaktet me F.Gj., për të cilin kërkoi ndihmë në gjetjen.
Policia nuk jep detaje mbi rrethanat e mundshme dhe shkaqet, por konfirmon nisjen e kërkimeve. Por bëhet me dije se 44-vjeçari ka dalë për herë të fundit nga banesa e motrës dhe nuk është parë më.
“Kallëzoi shtetasja A. Gj., se më datë 19 gusht 2025, është larguar nga banesa, vëllai i saj, shtetasi F. Gj., 44 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, thanë burime zyrtare.
Po bëhen kërkime nëpërmjet kontakteve telefonike, të njohurve, qelizave të celularit dhe rrjeteve sociale. Kurse materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Komente
